Kryediplomati gjerman sot në Kosovë, në mbrëmje mban konferencë me Haradinajn

0
35

Ministri Federal për Punë të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, sot e nesër do të qëndrojë në Kosovë, bën të ditur Ambasada gjermane në Prishtinë.

Gjatë vizitës ai do të zhvillojë biseda bilaterale me përfaqësues të Republikës së Kosovës. Veç kësaj ministri i Jashtëm gjerman do të ketë mundësi të takohet e të bisedojë edhe me përfaqësues së shoqërisë civile.

Sipas paralajmërimit të kësaj vizite, ndër të tjera, sonte në mbrëmje ai do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sigmar Gabriel mban pozitën e ministrit Federal të Punëve të Jashtme te Republikës Federale të Gjermanisë që nga janari i vitit 2017. Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë. Udhëtimi i tij i parë ishte në prill të vitit 2017.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here