Rivendoset flamuri gjigant në ndërtesën e Qeverisë (Foto)

0
51

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës sot është rivendosur flamuri gjigant i Kosovës për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë.

Flamuri ishte larguar ditë më parë për shkak se ishte dëmtuar nga era.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme janë rivendosur edhe disa nga dekorimet në sheshet e Prishtinës, të cilat po ashtu ishin dëmtuar nga era.

Kujtojmë se aktivitetet zyrtare për shënimin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës kanë filluar javën e kaluar dhe do të mbyllen më 18 shkurt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here