Rrahje e gjuajte me armë mes të miturve në Prishtinë

0
40
Një mosmarrëveshje mes një grupi të t rinjve në Prishtinë, ka mundur të përfundojë në mënëryë tragjike.

Kjo pasi në ngjarjen që ka ndodhur në rrugën ‘Bill Klinto’ në Prishtinë ka pasur edhe gjuajte me armë nga një person në drejtim të grupit tjetër, njofton policia.

Sipas njoftimit për këtë rast tre persona janë arrestuar.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj K/Shqiptarë, të moshës së mitur, të cilët  pas një mos marrëveshje me tre persona viktima të mitur, meshkuj K/Shqiptarë, njëri nga të dyshuarit  ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimave, por pa ndonjë pasojë. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuar  janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here