Të gjitha aktivtetet që do të zhvillohen për 10 –vjetorin e Pavarësisë

0
127

Këshilli Organizativ për festimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë ka zbuluar agjendën e ngjarjeve, të cilat do të shënohen ditën e shtunë kur vendi do të shënojë një dekadë shtet, raporotn KTV.

Kjo ditë do të nisë me mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar me atë të Kuvendit. Më pas, krerë institucionalë e qytetarë do të ndjekin paradën e Forcave të Sigurisë dhe Policisë së Kosovës, të cilët do të marshojnë në Sheshin “Nëna Terezë”.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë pjesës tjetër të ditës, me theks të veçantë ato kulturore dhe sportive. Për kontribuuesit e Pavarësisë së Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të organizojë pritje solemne nga personalitete vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.

Nata e 17 shkurtit do të përfundojë me koncertin, i cili do të nisë në ora 22:00, në të cilin do të performojë këngëtarja me famë botërore Rita Ora. Përveç organizimeve në kryeqytet, sipas organizatorëve, aktivitete janë planifikuar të bëhen edhe në qytetet tjera në vend.

Për të gjitha këto organizime, anëtarët e këshillit nuk kanë pranuar të japin detaje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here