Të shtëna me armë në një shkollë në Florida, rreth 50 veta të plagosur

0
29

Një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas. Sipas bilancit paraprak të mediave mbi 50 persona kanë mbetur të plagosur.

Thuhet të ketë edhe viktima, mes të cilëve një mësuese. Mediat pretendojnë se autori i ngjarjes është një student që mbante një maskë kundragazi.

I riu është arrestuar pak më vonë nga autoritetet. Alarmi në shkollën Stoneman Douglas ku janë të regjistruar rreth 3 mijë nxënës u ngrit pak pas orës 15 me orën lokale, përcjell TCh.

Studentët u evakuuan nga policia. Sherifi i kontesë së Broward i kërkoi popullsisë të qëndrojë në shtëpi dhe të mos i afrohet vendit të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here