Vesel Memedi edhe zyrtarisht nënkryetarë i Parlamentit

0
101

Deputetët Goran Misovski, Frosina Teshevska Remenski dhe Vesel Memedi sot janë zgjedhur për nënkryetarë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Zgjedhja e Misovskit, Tashevka Remenskit dhe Memedit kaloi pa diskutim. Votimi i deputetëve për nënkryetarë ishte individualisht, ndërsa ata ishin zgjedhur me nga 61 vota “për” dhe një i përmbajtur dhe pa asnjë votë kundër.

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk mori pjesë në seancën e 34-t plenare në Kuvend. Pas zgjedhjes Misovski, Tashevska Remenski dhe Memedi dhanë deklarata solemne. Seanca vazhdoi me pikat e tjera të rendit të ditës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here