Komuna e Strugës: Zeadin Sela ka harxhuar mbi 150.000 euro në vit për mirëmbajtjen e veturave

0
19

Komuna e Strugës përmes një njoftimi të lëshuar për mediat e vendit ka informuar opinionin dhe qytetarët e saj se qeverisja e kaluar në krye me Ziadin Selën, siç thuhen në njoftimin e lëshuar nga kjo komunë, për mirëmbajtjen e veturave ka harxhuar shuma të majme duke keqpërdorur kështu buxhetin komunal për mbi 150 mijë euro.

Të nderuar qytetarë strugan.

Dëshirojme t’ju informojmë se qeverisja e mëparshme nga keq menaxhimi dhe keq përdorimet që kanë bërë me veturat në pronësi të Komunës së Strugës e kanë sjelle gjendjen që të gjashtë veturat e komunës të jenë në gjendje shumë të keqe, edhe pse për to janë shpenzuar më shumë se 150.000 euro në vit.

Ka rezultuar, nga verifikimi faktik se për këto vetura nuk është bërë asnjë investim për mirëmbajtjen e tyre, të cilat janë lënë në gjendje të mjerueshme. Gjendja aktuale tregon që dhe nevojat kryesore dhe elementare në interes të komunës nuk mund të plotësohen me veturat aktuale.

Qytetarë të nderuar, koha e keqpërdorimeve ka përfunduar dhe të jeni të sigurt se ne si komunë kemi sjellë vendim që të 6 veturat, nëpërmjet lecitimit publik të shiten dhe në të njëjtën kohë furnizimi i ri do të lehtësoj buxhetin e komunës me shumat e larta për mirëmbajtjen e veturave të cilat arrinin vlerën prej 150 000 euro.

Ne jemi të bindur se me vendimet e reja do të ulim shpenzimet të cilët janë realizuar në dëm të qytetarëve struganë duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Strugës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here