Bashkëshortja e Presidentit Thaçi, Lumnije Thaçi, emërohet prodekane në Universitetin e Mitrovicës

0
42

Zonja e Parë e Kosovës ka filluar punë si prodekane në Universitetin e Mitrovicës ‘Isa Boletini’.

Bashkëshortja e presidentit Hashim Thaçi është emëruar prodekane e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar dekani i këtij fakulteti, Hakif Zeqiri.

“Është emëruar në mbledhjen e senatit para dy jave”, tha Zeqiri për kallxo.com

Lumnije Thaçi në vitin 2016 mori titullin Doktor Shkence në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here