Maliqi për shfaqjen në Graçanicë: Refuzoj të dëgjojë citate të Millosheviqit dhe gruas së tij

0
62

Filozofi, publicisti dhe kritiku i teatrit Shkëlzen Maliqi në një prononcim të shkurtër për Gazetën Express ka komentuar rreth shfaqjes “ Slobodan Show” që një trup serbe e teatrit do ta sjell nesër në Graçanicë.

Slobodan Millosheviq, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, por që nga vendasit e tij cilësohej hero, do të rikthehet në Kosovë, por tani si një lojë në teatër nga një trup serbe. “Slobodan Show” e ka premierën të martën në Graçanicë.

“Me këtë lojë ne duam të përballemi me demonët tanë, me një periudhë të pamëshirshme për ne”, ka thënë Nenad Todoroviq, regjisori i dramës muzikore.

“Ne kemi hapur një dollap nga i cili po dalin skeletet”.

Kthimi i Millosheviqit në Kosovë ka nxitur reagime në rrjetet sociale.

“Derisa në Kosovë po kujtohen masakrat. Në këtë vend të Kosovës mbahet “Slobodan Show”, shkruan një faqe në facebook.

Gazeta Express ka kërkuar një opinion të kritikut të teatrit Shkëlzën Maliqit. Maliqi ka thënë se e refuzon një shfaqje të tillë.

“Nuk i njoh autorët dhe aktorët. S’kam ndërmend me e pa pjesën. Nuk po kam as dëshirë me dëgju tekstin me citate të Slobos dhe Mires…” ka thënë Maliqi për Gazetën Express.

Mediat serbe prej kohësh promovojnë shfaqjen e cila do të drejtohet nga Nenad Todorovic, serb i Kosovës, i cili premton se do të jetë një nga shfaqjet kulturore më të bujshme të vitit në Serbi. Dramaturgia Bogavac shpjegoi se objektivi i saj nuk ësht të shpjegojë apo të transmetojë të vërteta historike për sa i përket Millosheviçit, por të paraqesë nëpërmjet syve të një artisti një periudhë shumë të rëndësishme dhe domethënëse për historinë e Serbisë.

Duke pasur parasysh se Serbia ende nuk njeh paarësinë e Kosovës, ‘Slobodan show’ – që nga autorja e tij konsiderohet si një dokumentar – dramë e kënduar, pritet të ngjallë shumë reagime. Për të përditshmen serbe Vecernje Novosti, Bogavac u shpre se vepra nuk natyrë ideologjike dhe as I shërben ndonjë qëndrimi politik. Dua të shërbejmë një të vërtetë poetike për të cilën spektaroët skojnë në teatër, përfundoi ajo.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here