FSK flet për vrasjen e pjesëtarit të saj në Malishevë

0
58

Policia ka njoftuar se pas mesnate në afërsi të shtëpisë së tyre në fshatin Plloqicë të Malishevës janë plagosur dy persona. Viktimat që kanë qenë vëllezër nuk u kanë shpëtuar plagëve të marra, kanë vdekur rrugës për në spital.
Viktima janë, Sh.M, lindur me 1973 dhe B,M, lindur me 1984. Bëhet e ditur se njëri prej tyre ishte pjesëtar I FSK-së.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se njëri prej personave të vrarë është pjesëtar i FSK-së.

“Po mund të konfirmojmë se ka ndodhur ky rast, ka ndodhur vrasja e tetarit Shani Tafil Maloku i datëlindjes 1973 nga fshati Plloçicë e Malishevës. Ky ka qenë duke shërbyer në kazermën e FSK-së në Pomozetin, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, Njësia MKAB (Njësia për Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike)”, ka thënë Shala.

Sipas tij, Maloku ka qenë përpara ish-pjesëtar i TMK-së, kurse gjatë kohës sa ka shërbyer nuk ka pasur ndonjë masë disiplinore, por ka pasur vetëm masa stimulative.

“Ky është vrarë natën së bashku me vëllanë e tij duke u kthyer në shtëpi. Për momentin policia e Kosovës është duke u marrë me rastin. Strukturat kompetente të FSK-së janë duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës. Tani për tani nuk mund të flasim për motivet ngase nuk i dimë ato. Presim rezultatet e hetimeve që po i bën policia dhe organet e tjera kompetente”, ka thënë Shala.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here