Vrau shokun dhe e hodhi në kanal, flet autori i ngjarjes në Fier: Çfarë ndodhi atë natë

0
96

Policia ka zbardhur ngjarjen në Fier, ku u gjet në një kanal trupi i pajetë i një 36-vjecari.

Blutë e Policisë kanë vënë në pranga autorin, i cili ka pranuar krimin.

Albert Zekaj pranoi se vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj por tha se krimin e kishte kryer në gjendje të dehur.

“Atë natë isha në një lokal tek Zogu i Zi në Fier dhe piva. Isha i dehur kur e vrava Kreshnikun, kur pashë që kishte vdekur e groposa,” ka rrëfyer Zekaj 1 vit pas vrasjes.

Policia bëri të mundur zbardhjen e vrasjes së shtetasit Kreshnik Beqiraj, 36 vjeç, banues në Fier.

Po në vijim të punës hetimore u bë identifikimi e ndalimi i autorit të vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas“- njofton Policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here