Dirigjenti në gjurmë të veprave të pazbuluara

0
57

Alexander Walker veç sa ka zbritur nga podiumi.

Gati dy orë i ka udhëhequr muzikantët për të interpretuar dy vepra goxha sfiduese. Se pritjet e tij janë përmbushur dallohet në shprehjen e fytyrës. Dirigjenti buzëqesh, shkruan Koha Ditore.

Britanikun, karriera e ka çuar thuajse në të gjithë botën. Në një mbrëmje të ftohtë shkurti, e gjen veten në Prishtinë – në një sallë gati se të improvizuar koncertale, larg kushteve në të cilat është mësuar të dirigjojë orkestra me nam. Por kjo s’ia ka prishur qejfin.

“Natyrisht që do të ishte fantastike po ta kishim një sallë adekuate koncertesh në Kosovë dhe për të qenë i sinqertë vërtet nevojitet një e tillë. Por me një audiencë si kjo është kënaqësi të performosh këtu”, thotë Walker.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here