Galaxy S9 dhe S9+ rrëzojnë nga froni iPhone X për këto cilësi (VIDEO)

0
69

Disa javë më parë, Samsung prezantoi dy modelet e reja të tij, “Galaxy S9” dhe “Galaxy S9+”, gjatë një eventi të mbajtur pak para Kongresit botëror të telefonisë në Barcelonë, javën e shkuar.

E verdikti i ekspertëve është se “Galaxy S9” ka lënë pas “iPhone X”, që kishte marrë vlerësimin për ekranin më të mirë nëntorin e shkuar, duke ia rrëmbyer vendin e parë “Galaxy Note 8”.

“DisplayMate”, një autoritet në fushën e vlerësimit të cilësisë së një ekrani, ka publikuar raportin e tij mbi “Galaxy S9”, duke deklaruar se ekrani i tij lë pas në cilësi të gjithë smartphonet e tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here