Plas skandali në SHBA, filmi i njohur u bë me para të pista

0
26

Filmi me protagonist Leonardo DiCaprio-n, “Wolf of Wall Street” duhet të pagujë një shumë të majme ndaj shtetit amerikan.
Filmi që ishte ndër më të pëlqyerit e vitit 2013, trajtonte mashtrimet e financave të Amerikës. Por si për ironi të fatit, vetë filmi është bërë pjesë e këtyre mashtrimeve.

Siç raporton edhe Fox News, filmi është financuar nga para ilegale të një fondi malajzian. Kështu Red Granite Picturs, shtëpia kinematografike që realizoi filmin, duhet të paguajë një gjobë të madhe ndaj shtetit. Ajo pranoi të vërtetën duke paguar 60 milionë dollarë.

Filmi u nominua në 5 kategori të çmimeve Oscars: Aktori më i Mirë, Fotografia më e mirë, Aktori më i mirë në rol dytësor, Regjisori më i mirë dhe Skenari më i mirë i adaptuar. Por “mallkimi” e ndoqi edhe këtu DiCaprio-n, i cili s’mundi të rëmbente çmimin për Aktorin më të mirë. Ishte filmi “The Revenant” që më në fund i dha aktorit çmimin aq të dëshiruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here