Pushimet ideale sipas secilës shenjë të horoskopit. Mësojeni vendin tuaj

0
34

Të zgjedhësh një destinacion për të shkuar me pushime mund të jetë sa e lehtë aq edhe e vështirë. Gjithmonë ekziston frika se mos ndoshta nuk do të kaloni mirë.

Por, horoskopi ju tregon se ku të kaloni pushimet ideale sipas të shenjës suaj:

Dashi

Dashët janë të pavarur, energjikë dhe nuk do të jenë të lumtur nëse i kalojnë ditët e tyre të çmuara të pushimeve të ulur pranë pishinës. Në vend të kësaj, ata preferojnë të jetë vazhdimisht në lëvizje, me një makinë , për një aventurë tjetër dhe për të treguar një përrallë të re.

Pushimet ideale: Një turne në fshatrat në Detin e Zi të Bullgarisë, një turne udhërrëfyes në Korenë e Veriut, vizita ne mijëra tempuj në luginën e Bagan Mianmar ose një aventurë për në Tikal Guatemala.

Demi

Ndërsa Demët janë të njohur për faktin që janë të përzemërt dhe të dashur, ata gjithashtu duan të vetë-kënaqen dhe nuk ka kohë më të mirë për ta bërë këtë se sa të shkosh me pushime.

Pushimet Ideale: Plazhi Mustique, House Ocean në Watch Hill, Rhode Island ose Teton Mountain Lodge & Spa.

Binjakët

Shenjat e ajrit janë të njohura për t’u përshtatur me pothuajse çdo situatë dhe të lulëzojnë në situata të reja. Ky fleksibilitet, megjithatë, mund të thotë se ata mërziten lehtë, sidomos kur nuk ndihen të sfiduar. Kur është fjala për pushimet, Binjakët duhet të shkojnë nga një ishull në një tjetër ose nga një vend në një tjetër.

Pushimet ideale: Në Kroaci ose një fundjavë në një qytet të madh si Berlini apo Roma.

Gaforrja

Pushimet familjare apo arratisjet me miqtë e ngushtë mund të jenë ideale për këto shenja të ujit, të cilat mund të përdorin mundësinë për të treguar tendencat e tyre për të edukuar dhe t’u kujdesur për të gjithë.

Pushimet ideale: Një vilë italiane me qira me miqtë, një udhëtim familjar në Maine, ose në një kasolle në pyll.

Luani

Luanët janë të njohur për energjinë e tyre të zjarrtë dhe dhuntinë për gjëra dramatike. Ata duan të jenë aty ku po ndodh diçka, festa më e madhe, më e bukur, që është në qendër të vëmendjes. Kur është fjala për zgjedhjen e një vendi pushimi, këto janë qytetet ideale.

Pushimet ideale: Neë York, lundrim me jaht në jug të Francës, klubet në Los Angeles, ose në Ibiza.

Virgjëresha

Virgjëreshat duan një itinerar të detajuar, kanë tendencë për të hulumtuar të gjitha mundësitë më të mira, hartat në Google dhe shenjimi i dyqaneve, restoranteve, tregjeve, dhe kafeve.

Pushimet Ideale: Një turne me biçikletë nëpër Italinë e Jugut, Paris, ose në Amerikë.

Peshorja

Peshoret duan qetësi dhe kanë një prirje për udhëtime romantike. Pushimet e përsosura për këtë shenjë përfshijnë itineraret me dyqane, restorante, dhe pamje kulturore.

Pushimet ideale: Yoga në Meksikë, një vilë marrë me qera në Cotswolds të Anglisë, ose në Edgartown në Martha Vineyard.

Akrepi

Natyra intensive e Akrepave i bën ata ta duan natyrën, dhe të shkojnë diku thellë në një Park Kombëtar, ose të marrin me qira një shtëpi pushimi pranë një liqeni.

Pushimet ideale: Glamping në Tanzani, në Jackson Hole, Crater Lake Lodge.

Shigjetari

Në astrologji, Shigjetari është përshkruar si një centaur, i armatosur me një hark dhe i gatshëm për gjueti. Si një udhëtar kjo do të thotë se ai është gjithmonë duke kërkuar një destinacion tërheqës.

Pushimet ideale: Xhamia Blu e Stambollit; Mongolia, Taos, New Mexico ose Islandë.

Bricjapi

Pushimet që kombinojnë familjen dhe argëtimin janë të përshtatshme për Bricjapët, të cilët janë të rezervuar, por duan që njerëzit përreth të jenë të disiplinuar.

Pushimet ideale: Në një shtëpi në Hawai, Ritz Carlton ose një pushim me familjen në një shtëpi të madhe në Big Sur ose Adirondacks.

Ujori

Kjo shenjë e ajrit është e njohur për pavarësinë e saj dhe ndjekjen e pikëpamjeve personale në lidhje me preferencat në jetë dhe pushimet. Kjo nënkupton vizita të përsëritura në një shtëpizë të preferuar ose hotel në plazh, një qytet të dashur ku ata kthehen përsëri.

Pushimet Ideale: Brazil; të shohin “Northern Lights” në Finlandë, turne në Madrid ose në Londër.

Peshqit

Tendencat e Peshqve janë destinacionet e bukura që janë shumë larg nga çdo gjë, si imagjinata e tyre. Ata zgjedhin një destinacion që ka mrekulli natyrore, si dhe kulturore. Peshqit mund të mërziten lehtë.

Pushimet ideale: Meditim në Bwrkshajwrz; shtëpi njëkatëshe në Fixhi ose në Kroaci  etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here