QKUK vetëm me tre llogopedë – ka mungesë të aparaturës

0
21

Problemet në të folur mund të jenë të trashëguara ose të fituara me kohë. V.P është njëri nga studentët i cili deri më tani ka pasur probleme në të folur.

Këto probleme kanë filluar në moshën 5 vjeçare ka treguar V.P, por që sipas tij, ky ç’rregullim, si zakonisht që ndodhë në familjet kosovare, është lënë padore.

“E kam filluar trajtimin në fillim të janarit, derisa i kam vërejtur menjëherë ndryshimet”, ka shtuar ai.

Fatime Zeka, shefe në repartin defektologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tregon se ka pasur një vetëdijesim të prindërve për trajtimin e fëmijëve me ç’rregullime në të folur.

Sipas saj, për ta trajtuar këtë sëmundje kryesisht mungojnë aparaturat.

“Ne shkojmë më komunikim verbal, e vetmja mundësi është komunikimi me të, sepse kemi edhe mungesë të aparaturave”, ka shtuar Zeka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here