Deputeti i NISMA-s e pranon që Qeveria Haradinaj po kushtëzohet nga Lista Serbe

0
33

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, e ka pranuar hapur që Lista Serbe po e kushtëzon Qeverinë Haradinaj, në këmbim të votave për votimin ‘pro’ ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

“Të thuash se Lista Serbe nuk po vendos kushte, është njëjtë si t’iu hedhës hi syve qytetarëve” ka thënë Sherifi.

Sipas tij është arritur në parim marrëveshja që Lista Serbe ta votojë Demarkacionin, megjithatë ai tregon se kjo parti është duke bërë përpjekje që të nxjerrë sa më shumë nga kushtëzimet e saj.

Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar transparencë nga këto bisedime që po zhvillohen ndërmjet Qeverisë dhe Listës Serbe

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here