Edhe pas largimit nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti nuk merr guximin të deklarohet kundër Albin Kurtit

0
40

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, edhe pse ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje, po vazhdon të mos mbajë qëndrim për asnjërën palë, duke mos marrë guximin të dalë haptas kundër krahut të Albin Kurtit.
Ahmeti ka thënë se dhe nuk ka asnjë fjalë të keqe për Albin Kurtin, e as për Visar Ymerin.

“Unë nuk do të them asnjë fjalë të keqe për asnjërin. Ende i kam mendimet e njëjta për të gjithë njerëzit që i kam pas në Lëvizjen Vetëvendosje edhe më herët. Edhe për Albinin, edhe për Visarin edhe për krejt tjerët, ato mendime që i kam pas, ato i kam”, tha Ahmeti .

“Sa i përket asaj të vërtetës së kaluarës nuk pajtohem me asnjërën palë se si e kanë interpretuar dhe thjeshtë qëllimet që kanë qenë pse kam hyrë në Lëvizje u bë gati si, u bë konflikti qëllimi i krejt atyre gjërave se puna që e kem bërë”, ka thënë Ahmeti

Ahmeti edhe një postim të më hershem në Facebook nuk ka dhënë ndonjë deklaratë rreth largimit të tij nga Vetëvendosjes.
Në këtë postim Ahmeti vetëm ka treguar se është duke vazhduar punën si kryetar i Prishtinës.

“Sot kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari”. Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim. I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune”, ka shkruar Ahmeti në Facebook

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here