Hoti fton partitë shqiptare në Kuvend që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi

0
19

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar të gjitha partitë politike shqiptare në Kuvendin e Kosovës për të votuar ratifikimin e Demarkacionit, në mënyrë që të mënjanohen koncesionet e dëmshme me Listën Serbe.

“Ftojë gjitha partitë shqiptare në Kuvendin e Kosovës që të reflektojnë rreth çështjes së Demarkacionit, në mënyrë që të mënjanohen kushtëzimet e Listës Serbe”, ka thënë Hoti në një intervistë në KTV, raporton Periskopi.

“Ne jemi kundër çfarëdo koncesioni me Listën Serbe, për të fituar votat e mjaftueshme për ratifikimin e Demarkacionit”, është shprehur deputeti i LDK-së,

Ai ka folur edhe për iniciativën e LDK-së, për të rrëzuar Qeverinë Haradinaj, dhe ka treguar nëse për këtë çështje kanë diskutuar me PDK-në, ose Lëvizjen Vetëvendosje, pasi edhe nga këta të fundit gjatë ditës së sotme është kërkuar shpërbërja e Qeverisë Haradinaj, shkruan Periskopi.

“Jemi të interesuar që të zgjidhet çështja e Demarkacionit në mënyrë që të liberalizohen vizat, dhe pastaj të shkojmë në zgjedhjet e mundshme. Janë të mundshme pastaj të gjitha opsionet. Nuk jemi ende në pikën e sigurimit të votave për rrëzimin e Qeverisë. Këto janë qëndrimet tonat se kah duhet të shkojë vendi. Është përgjegjësi e koalicionit që të sigurojë votat për Demarkacionin”, ka thënë ndër të tjera Hoti

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here