Pas mbylljes se qendrave të prostitucionit, nisin ofertat për masazhe në rrjete sociale

0
129

Policia e Kosovës, para disa ditësh, ka mbyllur disa qendra masazhi në rajone të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe ato në Prishtinë, për dyshimet se brenda tyre po ushtrohet prostitucion.
Por, qendra të tilla po vazhdojnë të jenë dukuri funksionale në kryeqytet, raporton Gazeta Express.

“Black Orchid Massage” është një prej masazheve që po vazhdon punën. Në fakt kjo qendër ishte e mbyllur për një kohë, dhe është rifunksionalizuar në javën e fundit.

E për të promovuar këtë qendër, një nga punonjëset e saj, ka shpërndarë në facebook fotografinë e saj me anë të së cilës njofton klientët për numrin e telefonit në të cilin mund të bëjnë rezervim.

Fotografitë që R.I. ka shpërndarë janë pak provokative, dhe shihet duke kafshuar buzën e saj.

Forma e promovimit që ajo ka zgjedhur është duke u dërguar ftesa miqësie në facebook, klientëve potencial.

Gazeta Express ka kontaktuar në numrin e publikuar nga ajo. Në bisedën përmes telefonit të kësaj qendre, një punonjëse ka thënë se ka një javë që qendra ka rifilluar punën.

Ajo nuk ka pranuar se qendra të jetë mbyllur më parë nga policia apo autoritetet tjera të shtetit, por tha se kanë qenë vetë pronarët që kishin marrë vendim të tillë.

E pyetur nëse kanë leje punë ajo ka thënë: “Po normal, krejt i kemi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here