Pas takim me ambasadorët e BE, Xhafaj: I informova për luftën kundër krimit

0
25

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas takimit informues, për më se dy orë, me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.

Xhafaj ka dhënë detaje përmes një postimi në twitter. Ministri deklaroi se informoi ambasadorët mbi zbatimin e priorteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.

 

“Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor”, shkruan Xhafaj

Xhafaj njohu ambasadorët me rezultatet e operacionit “Forca e Ligjit” dhe vettingun në polici

“Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Reformën e Policimit në Komunitet, Vetting-un etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët”, shkruan ministri i Brendshëm

Sipas Xhafajt, ambasadorët kanë vlerësuar reformat e ndërmarra dhe kanë inkurajuar thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit

“Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara“, është shprehur Xhafa. javanews.al.p.s

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here