PD në sulmet ndaj Ramës s’kursen as Erdoganin: Trego për…

0
33

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri në një deklaratë për mediat sulmoi kryeministrin Edi Rama se ky i fundit kishte pranuar publikisht që ishte takuar me kompani ruse që rezultojnë në listën e zezë të SHBA.
Në emër të PD-së Pampuri pyeti Ramën se kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë? ndërsa shtoi se ‘Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?’
REAGIMI I PD
Edi Rama pranoi drejtpërdrejt në TV mbrëmë, se ai është takuar me kompani ruse në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ai, qëllimisht e anashkaloi emrin e kompanisë dhe detajet.
Edi Rama duhet të përgjigjet:
1. Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë?
2. Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta?
3. A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashkët me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës?
4. Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?
Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet:
1. Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Noëikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjetike të Evropës?
2. Çfarë i është premtuar Jurimexit?
Të gjitha nyjet e drogës, krimit, pastrimit të parave, ndikimeve të paligjshme përfundojnë tek Edi Rama dhe familja e tij.
Ky realitet nuk mund të fshihet dot nga sulmet që i bëhen Partisë Demokratike, të paguara me paratë e kokainës dhe të krimit. As vendosmëria e Partisë Demokratike kundër krimit dhe drogës nuk ka për të ndryshuar.p.s

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here