Pse Izraeli e ka ushtrinë me teknologjinë më të avancuar?

0
38

Më 1950, vetëm dy vjet pasi u formua shteti i Izraelit, delegacioni i parë komercial i shtetit u nis për Amerikë të Jugut.
Izraeli kishte nevojë për partnerë tregtarë. Ndryshe nga arabët, Izraeli nuk kishte resurse natyrore për ta fuqizuar ekonominë. Nuk kishte minerale ose naftë. Asgjë.

Delegacioni mbajti disa takime por shumica u përcollën me të qeshura. Izraelitët po përpiqeshin të shisnin portokaj dhe dhëmbë të rremë atje. Për vendet si Argjentina, produktet e Izraelit ishin të padobishme.

Është e vështirë ta besosh, por sot Izraeli eksporton krejt diçka tjetër. Sot, Izraeli është një superfuqi me teknologji të lartë dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë, me rreth 6.5 miliardë dollarë në shitjet vjetore të armëve, transmeton Gazeta Express.

Prej vitit 1985, për shembull, pesë shtete të NATO-s dërguan dronë izraelit në Afganistan. Si ndodhi kjo? Si u bë që një shtet si Izraeli, që s’është as 70 vjet i vjetër, të bëhet një superfuqi me një nga ushtritë më të avancuara teknologjikisht në botë, që po e ndryshon mënyrën se si bëhen luftërat moderne?

Përgjigja është, një sërë karakteristikash kombëtare unike që i ka Izraeli. Së pari, pavarësisht se Izraeli është i vogël, rreth 4.5 e GDP-së së tij shpenzohet në hulumtime dhe zhvillim.

Me këtë shumë, rreth 30 shkon në produktet e natyrës ushtarake. Nëse e krahasojmë, vetëm 2% e R&D-së gjermane dhe 17% e R&D-së amerikane çohet në ushtri.

Një tjetër kontribut të madh e bën edhe kultura e inovacionit dhe kreativitetit. Izraelitët rrezikojnë më shumë se çdo popull tjetër. Ata shkojnë në ushtri në moshë shumë të re, për të marrë pjesë në misione që shpesh janë me pasoja vdekjeprurëse.

Kur izraelitët 19 vjeçar marrin pjesë në operacione prapa vijës së armikut, homologët e tyre perëndimorë gjenden të sigurt në konviktet e tyre të kolegjit, transmeton Gazeta Express.

Izraeli përballet me konflikte prej krijimit të tij, duke luftuar një luftë për dekada të tëra. Ky realitet, duke e pasur shpinën kundër murit, mpreh mendjen.

I detyron izraelitët të bëhen më kreativ dhe të gjejnë mënyra dhe armë më inovative për të mbijetuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here