Reuters: Kosova ka zgjidhur përkohësisht problemin me energji që ngadalësoi orët evropiane

0
55

Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” shkruan sot se Kosova ka gjetur një zgjidhje të përkohshme për problemin energjetik, si pasojë e së cilit erdhi deri tek ngadalësimi dhe mbetja prapa e orëve digjitale nëpër Evropë.
Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E) gjatë javës së kaluar kishte bërë të ditur që për shkak se Kosova po merrte energji më shumë së sa prodhonte dhe se Serbia nuk po arrinte të balanconte këtë diferencë, ata kanë dalë në humbje me 113 gigawat për orë energji elektrike.

Ndërkaq sot, një zyrtar përgjegjës për sektorin e energjisë në Kosovë, i ka thënë “Reuters” në kushte anonimiteti se Kosova ka rikthyer 20 përqind të energjisë së munguar dhe se pjesa tjetër pritet të kompensohet në vazhdim të muajit, transmeton lajmi.net.

“Qeveria ka ka ndarë një million euro për të blerë energjinë e nevojshme për kompensimin e energjisë së munguar, dhe për parandalimin e situatave të këtilla në të ardhmen”, ka thënë ky zyrtar për “Reuters”.

Mirëpo nga ENTSO-s thonë që se Kosovës i duhen mes 4.5 milionë e deri në 5.6 milionë euro për kompensimin e kësaj mungese.

“Nëse nuk ka mbulime shtesë, atëherë do të kemi të njëjtën situatë”, thotë ky zyrtar nga Kosova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here