Thaçi takoi sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson

0
26

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Londër, sot është takuar me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin ka biseduar për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ishte mendimi i përbashkët që dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve, si kusht pë perspektivën evropiane të dy vendeve.

“Me sekretarin Johnson biseduam rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

“Është mendim i përbashkët që dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve, si kusht për perspektivën evropiane të dy vendeve”.

“Kosova falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e përhershme në të gjitha periudhat e shtetndërtimit”, ka shkruar Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here