Zbulohet pse njerëzit e mençur jetojnë më gjatë

0
32

Njerëzit e mençur jetojnë më gjatë për shkak të ashtuquajturave gjene inteligjente, të cilat promovojnë moshën e shtyrë, sugjerojnë studimet e reja.

Më shumë se 500 gjene janë të ndërlidhura me njerëzit që kanë inteligjencë të lartë, të cilat janë identifikuar nga shkencëtarët, ose dhjetë herë më shumë se sa ishte menduar më herët,

 

Studimet e kaluara sugjeronin se gjenet e inteligjencës rritin transmisionin e sinjaleve ndërmjet rajoneve të ndryshme të trurit, si dhe për mbrojtjen nga demenca dhe vdekja e parakohshme.

Autori i studimit David Hill nga Universiteti i Edinburgut, thotë se inteligjenca është e trashëgueshme, ku vetëm 50 deri 80 për qind e dallimeve të inteligjencës mund të shpjegohen përmes faktorëve gjenetikë.

“Njerëzit me nivel të lartë të funksioneve njohëse kanë shëndet më të mirë mental dhe fizik, dhe jetojnë më gjatë”, tha ai.

Sëmundja Alzheimer, forma më e zakonshme e demencës, prek rreth 850 mijë njerëz në Britaninë e Madhe,

Rezultatet e reja sugjerojnë se 538 gjene luajnë rol në inteligjencë, derisa 187 rajone të gjenomit human janë të lidhura me aftësitë e të menduarit. Studiuesit kanë analizuar dallimet e ADN-së nga më shumë se 240 mijë njerëz nga e gjithë bota. Mostrat e gjeneve janë marrë nga UK Biobank, e cila vlerëson rolin e gjeneve në shëndet dhe sëmundje.

Studiuesit krahasuan ADN-në e njerëzve me rezultatet e tyre të inteligjencës (IQ) në teste numerike dhe të komunikimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here