Arrin në një mijë numri i kredive të garantuara nga FKGK

0
64

Në fund të javës së kaluar arriti në një mijë numri i kredive të garantuara nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK).

Vlera e përgjithshme e këtyre kredive të miratuara nga bankat partnere tashmë ka arritur 37.4 milionë euro.

“Fondi tashmë ka arritur marrëveshje me pothuaj të gjitha bankat në Kosovë, përfshirë Bankën Ekonomike, Bankën Kombëtare Tregtare-Dega në Kosovë, Bankën për Biznes, NLB Bank, ProCredit Bank, Raiffaisen Bank dhe TEB Bank. Këto marrëveshje synojnë të zgjerojë kredidhënien për bizneset kosovare”, thuhet në komunikatën e FKGK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here