Haradinaj: Miqësi e partneritet afatgjatë me Kroacinë

0
32

Miqësia ndërmjet dy popujve, atij të Kosovës dhe Kroacisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sikurse ishin bashkë dhe i dolën në ndihmë njëri-tjetrit edhe në kohë të vështira.

Këtë mesazh e përcolli kryeministri Ramush Haradinaj, në takim me zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq, duke shtuar se Kosova është e rëndësishme ta ketë në krah shtetin kroat si partner dhe si mik.

Haradinaj e njoftoi zëvendëskryeministren kroate për të arriturat në Kosovë dhe agjendën evropiane, duke theksuar se shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO, është një shembull i mirë, të cilin duhet ta ndjekë edhe Kosova në rrugën e saj euroatlantike.

Në takim u bisedua edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, për krijimin e ushtrisë, anëtarësimin në organizatat e huaja, për pozitën dhe rolin e shqiptarëve në Kroaci, por edhe për pozitën e komunitetit kroat në Kosovë, për të cilin kryeministri Haradinaj tha se do të ofrojë përkrahjen e nevojshme.

Në fokus të takimit ishte edhe vazhdimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunim bilateral në fushën e ekonomisë dhe përkrahjen e plotë për Kosovën në rrugën e saj integruese.

Pjesë e takimit ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here