Historike, në Amerikë lind fëmija i dytë pas transplantimit të mitrës nga nëna (FOTO)

0
49

Mjekët kanë sjellur fëmijën e dytë amerikan të lindur nga një grua pas një transplantimi të mitrës nga një dhurues i gjallë.

Vajza e vogël u lind në shkurt nëpërmjet prerjes cezariane që peshonte 2.92 kg, pa komplikime, në Qendrën Mjekësore të Universitetit Baylor në Dallas, Texas, konfirmoi mjekët sot, raporton “DailyMail”

Nëna, e cila nuk është identifikuar, ka lindur pa mitër për shkak të një sindromi të quajtur Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH), që do të thotë se ajo gjithmonë mendonte se shtatzënia dhe lindja nuk ishin një opsion për të.

Megjithatë, kjo ndryshoi kur ajo u bë një nga tetë gratë e zgjedhura për të marrë një mitër nga një donator – si pjesë e përpjekjes novatore të Baylor në vitin 2016.

Ndërsa katër pësuan komplikime që çuan në heqjen e tyre, kjo është e dyta e cila ka pasur sukses në një operacion të jashtëzakonshëm.

“Ishte fantastike,” tha dr. Robert Gunby, drejtor obstetrik për “Daily Mail Online” të martën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here