Ja emrat e akredituar për mbrojtje dhe përfaqësim në Gjykatën Speciale

0
81

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar Listat e Mbrojtësve për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve dhe viktimave, ose të cilitdo personi tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit. Numri i avokatëve të akredituar është 40.

Në listën e 40 emrave të avokatëve të akredituar, pos avokatëve kosovarë ka edhe nga shtetet e tjera, shkruan Express.

Avokatët kosovarë që u akredituan janë: Ali Beka, Vehbi Beqiri, Nexhat Beqiri, Teki Bokshi, Gani Hoxha, Rexhep Kabashi, Arianit Koci, Rasim Krasniqi, Bashkim Mehana, Kadri Osaj, Pjetër Pergjoka, Hasan Rexha, Tahir Rrecaj, Betim Shala, Ismet Shufta.

Komunikata për media nga Dhomat e Specializuara tregon se që nga nëntori 2017, Zyra e Mbrojtjes dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave kanë marrë kërkesa të shumta dhe vlerësimi i kërkesave dhe procesi i pranimit të mbrojtësve është kryer në mënyrë sistematike, të barabartë për të gjithë kandidatët dhe në përputhje me Direktivën për Mbrojtësit dhe kriteret e pranimit të përcaktuara në këtë Direktivë.

Kjo është lista e plotë:

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here