Malware për macOS rritet për 270%

0
41

Apple ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar sigurinë e softuerit Apple macOS konsiderohet alternativë e sigurt në krahasim me Windows 10, pasi sistemi operativ i kompanisë nuk mund t’iu eksponohet viruseve.

Natyrisht, ky është vetëm mit dhe plotësisht i pasaktë nëse krahasojmë Windows dhe macOS në kohët e fundit. Të dy platformat kanë rritje të madhe të sulmit me virus. Kërcënimi i viruseve ndaj sistemit operativ të Apple është rritur rreth 270 për qind gjatë vitit të kaluar, sipas kompanisë së sigurisë amerikane  Malwarebytes. Vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti janë gjetur katër dobësi të mëdha të macOS.

Pritet që gjatë vitit 2018 sulmet me virus të jenë më të mëdha dhe përdoruesit duhet t’i përkushtohen më tepër sigurisë kibernetike. Apple ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar sigurinë e softuerit të vet në përditësimet e ardhshme, pasi edhe macOS edhe iOS ishin cak i disa dobësive muajve të fundit. Pritet që Apple të zvogëlojë fokusin në funksione dhe t’iu përkushtohet përmirësimeve të sigurisë dhe performancës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here