Mitchell në Beograd: Kosova ka të drejtë të formojë Ushtrinë

0
63

Ndihmës-sekretari i shtetit amerikan, Wes Mitchell, në Beograd ka deklaruar se Kosova ka të drejtë të formojë forcën profesionale e cila do të merret me sigurinë dhe se një gjë e tillë nuk do të ishte kurrfarë kërcënimi për Serbinë dhe serbët.

“Kosova ka të drejtë të formojë forcat profesionale të cilat do të merren me sigurinë dhe ku do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë ta bllokojë Kosovën drejt zhvillimit të një strukture të tillë”, ka thënë Mitchell, transmeton Koha.net.

Mitchell ka thënë po ashtu se SHBA mbështet këtë drejtë të Kosovës, por ka shtuar se “për këtë është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës”.

Sipas tij, duhet shumë punë dhe se SHBA-ja është e angazhuar “shumë afër me njerëzit në Kosovë për këtë punë”.

Mitchell tha se biseda me presidentin serb ka qenë e “hapur dhe shumë e mirë” dhe se kanë biseduar për Kosovën, për sigurinë e rajonit dhe bashkëpunimin ekonomik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here