Vetëvendosje e kërcënon me shkarkim Aida Dërgutin

0
39

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar Aida Dërgutin se nëse nuk jep dorëheqje nga pozita e saj si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje do t’i fillojë procedurat për shkarkimin e saj.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se është e pakuptimtë mbajta e Dërgutit të kësaj pozite teksa nuk përfaqëson Vetëvendosjen.

“Në mbledhje të Kryesisë kërkova që zonja Dërguti ose të jap dorëheqje ose do të shkarkohet nga pozita që mban për shkak se nuk i përfaqëson interesat e Lëvizjes Vetëvendosjes. Për mua mbetet e pakuptimtë të mbetet anëtare e Kryesisë përderisa nuk përfaqëson Vetëvendosjen dhe po të kishte moral në politik do të duhej të jepte dorëheqje nga ky post që e mban me votat e Vetëvendosjes”, ka thënë Haxhiu.

Ajo më tej ka thumbuar Dërgutin duke thënë se ajo ka dhënë dorëheqje nga VV por jo edhe nga benifitet.

“Unë nuk e kam pa asnjë sqarim përse ajo nuk ka dhënë dorëheqje deri më tani. Po na ndodhë përsëri ajo që ka ndodhë më herët personat që po japin dorëheqje nga partitë, po japin dorëheqje vetëm nga partia por jo edhe nga benifitet. Nëse përnjëmend do të kishte moral do të duhet të dorëheqëshin dhe jo t’i mbanin ato poste. Unë kështu do të bëja”, ka thënë Haxhiu.

L

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here