Njihni emrat, fytyrat dhe emisionet e T7

0
518

T7 është televizioni më i ri në vend. I pozicionuar në kanalin 7 në platformën IPKO dhe 56’të në ‘Digitalb’. Sonte nga ora 22:30 ekrani do të hapet dhe në shtëpitë e juaja do të arrijë sinjali nga studiot e televizionit më të ri.
Qysh në javën e parë, televizioni do t’i ketë mbi dhjetë emisione.

Berat Buzhala do ta ketë emisionin e tij dy herë në javë. Një emision plotësisht ndryshe për tregun tonë medial.

Leonard Kerquki vjen para jush me një emision të ri, tri herë në javë. Do të kthehet edhe emisioni “Zona Express”.

Arsim Lani me ekipin e tij të gazetarëve do t’i japë një dimension plotësisht të ri informacionit, përmes magazinës informative, që do të transmetohet çdo ditë në orën 19:30.

Fidan Jupolli do të jetë pesë herë në javë në ekranin e juaj.

Elita Rudi do të jetë çdo të shtunë me ju.

Kaltrina Mikushnica rikthehet në ekran me programin e mëngjesit, çdo ditë.

Vlera Jusufi do t’i shndërrojë fundjavat e juaja në një argëtim të vërtetë, përmes emisionit të saj të sportit.

Shpëtim Desku vjen me një format plotësisht të ri në emisionin e tij.

Pesë herë në javë do të jetë me ju edhe Anita Ahmeti me programin e saj të pasdites.

Miqtë tanë të ICK-së do të jenë pjesë e kësaj skeme programore me emisionin e tyre kushtuar teknologjisë.

Dijedon Musa vjen me emisionin e tij për shëndetësinë.

Dritan Dragusha me intervistat e tij vjen çdo fundjavë.

Një herë në javë në ekranet e juaja do të sjellim një emision për veturat.

Gjigandin DW do të vijë te ju në këtë ekran përmes dokumentarëve fantastikë.

Gjatë ditës, televizioni do të sjell te ju lajmet e fundit përmes një formati plotësisht të ri të “news-channel”-it.

Dhe, shumë e shumë risi të tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here