Serbia mund të suspendohet për dy ndeshjet e ardhshme në hendboll

0
59

Kombëtarja e Serbisë U20 në hendboll për femra mund të suspendohet edhe për dy ndeshjet e ardhshme në turneun që po mbahet në Serbi për shkak të mos zhvillimit të ndeshjes së sotme ndaj Kosovës.
Kosova fitoi me rezultat zyrtar pasi Qeveria e Serbisë mori vendim që të ndalojë zhvillimin e ndeshjes duke iu referuar “çështjeve të sigurisë”.

Burime të Koha.net bëjnë të ditura se tani Serbia mund të suspendohet për dy ndeshjet e radhës të turneut që po zhvillohet në Kovilovo, afër Beogradit.

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në hotel pas anulimit të ndeshjes së sotme ndaj Serbisë dhe momentalisht siguria e tyre është e lartë, ka bërë të ditur FHK-ja.

Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikim në Botëror, dhe Kosova dy ndeshjet e radhës i luan ndaj Norvegjisë e Sllovakisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here