Zbuloni dokumentin që do dalë në ankand për 250.000 euro

0
50

Deri tani ishin gjetur vetëm 2 pyetsorë të paplotësuar të Marcel Proust. Por sapo është zbuluar një i tretë, i ruajtur në mënyrë të përkryer.

Pyetsori daton më 25 qershor 1887. Shkrimtari në atë moshë ishte vetëm 15-vjeç.

Ky thesar i tiji do të dalë në shitje në ankand në ekspozitën e librave të rrallë në Grand Palais në Paris nga 13-15 prill.

Pyetsori do të dalë në ankand për një shumë prej 250.000 euro.

Ky lloj pyetsori ishte një lojë e zakonshme në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe përbëhet nga përgjigjja e pyetjeve të shkurtra, duke zbuluar tipare të personalitetit.

Deri tani ishin vetëm dy pyetsorë të plotësuar me dorën e Marcel Proust, ndërsa u zbulua dhe një e tretë në shtëpinë private të tij.

Bëhet fjalë për një broshurë me 6 faqe, me tridhjetë pyetje, të kompletuara nga autori në moshën 15-vjeçare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here