Karakteri i vërtetë i femrave sipas shenjave të horoskopit

0
16

Dashi

Femrat e lindura nën këtë shenjë i zbukuron fuqia dhe kontrolli, janë të lindura për të udhëhequr mirëpo fuqinë që e kanë e përdorin me kujdes dhe maturi. Janë të vetëdijshme për pasojat e veprimeve të tyre dhe rrallëherë ua imponojnë autoritetin të tjerëve.

Demi

Këto femra karakterizohen me vullnetin dhe karakterin e fortë. Janë kokëforta dhe gjithmonë i mbrojnë qëndrimet e tyre. Nga natyra janë të kujdesshme dhe u ndihmojnë atyre në nevojë. Shumë pak femra mund të duan pa kusht dhe thellë sikurse këto, kur luftojnë- bota tmerrohet, kur dashurojnë- bota mahnitet.

Binjakët

Femrat e lindura nën këtë shenjë janë mendimtare dhe kreative, përplot me ide dhe janë të afta të mendojnë jashtë korrnizës. Ata asnjëherë nuk dominojnë, jo pse janë të dobëta por se janë të vetëdijshme për fuqinë që kanë andaj e përdorin me kujdes.

Gaforrja

Këtu bëhet fjalë për femra enigmatike që rrallëherë kuptohen nga ndokush. Janë të afta të ruajnë jetën e tyre në fshehtësi dhe janë tepër besnike.

Luani

Këto janë femra të lindura për udhëheqës dhe vizionarë, janë shumë të motivuara dhe asnjëherë nuk ndalen përderisa nuk arrijnë qëllimin. Janë të njohura për vënien e standardeve të reja dhe matjeve të reja, janë të afta të udhëheqin të tjerët drejtë suksesit dhe të jenë të mëshirshme në rast të dështimit.

Virgjëresha

Femrat e kësaj shenje janë përlot me vyrtyte të mira, janë të sinqerta dhe gjithmonë e bëjnë gjënë e duhur. Ndihmojnë të tjerët dhe janë të natyrës së këndshme. Thjeshtë janë engjuj të vërtetë.

Peshorja

Janë intelegjente, të sofistikuara dhe me sens për humor që tregon nivelin e tyre të intelegjencës. Kanë nivel të lartë të vetëdijësimit që ua mundëson të jenë të vetëdijshme se çfarë dëshirojnë nga jeta.

Akrepi

Këta kanë karakter të zjarrtë, janë të ashpra dhe gjithmonë të vetëdijshme se kush janë dhe çka janë. Nuk gënjejnë asnjëherë dhe janë të sinqerta deri në shkallën që mund të vrasin me sinqeritet më mirë do e lëndojnë dikë me të vërtetën sesa të vardisen me gënjeshtra.

Shigjetari

Kjo shenjë është e femrave të ndjeshme që dinë të kuptojnë emocionet e thella të njerëzve, janë tepër empatike dhe mund lehtësisht të vendosen nën lëkurën e dikujt tjetër.

Megjithatë shumë pak njerëz kanë mundësinë që të shohin emocionet e tyre të vërteta pasiqë i mbajnë vetëm për vete. Nëse ju lejojnë të hyni në jetën e tyre dhe hapen ndaj jush, nënkupton se jeni të veçantë për ata.

Bricjapi

Janë femra të pavarura, të vetëdijshme dhe sensi i tyre për veten arrin perfeksion. I njohin dobësitë dhe fuqitë e tyre dhe dinë se çfarë të presin nga jeta. Bukuria e brendshme e tyre i mahnitë të gjithë.

Ujori

Femrat e lindura nën këtë shenjë janë ënërrimtare dhe luftarake, janë të palodhshme në ambicjet e tyre dhe është kënaqësi t`i shikosh në aksion. Mund të jenë të pamëshirshme, tepër të motivuara dhe tepër ambicioze.

Peshqit

Këta femra janë përplot me dashuri, respekt dhe zemërgjerësi. Janë emotive mirëpo i mbajnë ndjenjat për vete dhe nuk ua tregojnë secilit. Kur luftojnë apo qajnë, nuk dëshirojnë të tregojnë dobësi dhe në vend të kësaj do ndihmojnë në shërimin e plagëve të tjerëve, të prekin në shpirtat e tyre të lënduar dhe t`i shërojnë me dashurinë e tyre që t`ju ndihmojnë të ngriten sërish.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here