Haradinaj: “Trepça” duhet të ringjallet

0
47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim pune me anëtarët e Bordit të sapozgjedhur të “Trepçës”.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim u dakorduam për hapat e mëtejmë në revitalizimin e këtij resursi kombëtar të Kosovës.

Ai me anë të një postimi në facebook ka thënë se duhet punuar që ta funksionalizojnë Trpeçën, që është një prej shtyllave kryesore të zhvillmi të vendit.

“Vitin 2018 e kemi shpallur “Vit të Trepçës”. Pasi është miratuar ligji për Trepçën, duhet të punojmë që bashkërisht ta funksionalizojmë këtë kompani si një prej shtyllave kryesore të zhvillimit të vendit. “Trepça” duhet të ringjallet”, ka shkruar Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here