“Kosova të zhvillojë bibliotekat në shkolla e universitete”

0
34

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” ditë më parë është hapur edicioni i 16 i veprimtarisë kulturore të “Javës së Bibliotekës në Kosovë”. Në këtë ngjarje do të organizohen shumë aktivitete të ndryshme rreth bibliotekës.

Robert Montoy, profesor i shkencave të bibliotekarisë në Universitetin “Indiana” të ShBA-së, tha se pjesëmarrja e tij në “Javën e Bibliotekës në Kosovë” është shumë me rëndësi.

“Unë jam i ftuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku qëllimi është të japim ide, se si bibliotekat të zhvillohen”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij në ShBA, bibliotekat janë shumë të mira. “Kam shikuar se në Kosovë ka biblioteka të mira, por janë më të vogla”, deklaroi ai.

Robert Montoy, profesor i shkencave të bibliotekarisë në Universitetin “Indiana” të ShBA-së, tha se gjatë vizitës që po i bën Kosovës, ka vizituar bibliotekat në Prishtinë etj.

“Jam duke bërë një vlerësim dhe do të shikojmë si të punojmë për të mirën në e biblioteka”, tha ai.

Montoy, vlerësoi se bibliotekat duhet ë zhvillohen në shkolla dhe universitete. “Hapim i parë është të dojmë se çka duhet të bëjë bibliotekat”, tha ai.

Sipas tij edhe zhvillimi i teknologjisë informative ka mundësuar shumë për të zhvilluar komunikimin në biblioteka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here