MAShT zgjodhi kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

0
44
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit të Prindërve të Kosovës, kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin e KPK-së.

Zëvendësministri i MAShT-it, Heset Sahiti, i uroi punë të mbarë Këshillit të Prindërve në këtë proces dhe tha se ky këshill është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen në shkolla.

“Për këshill të prindërve ka vend shumë për të bërë në shkolla nga dukuritë që nuk po mundemi me i eliminu, sidomos mungesat e nxënësve dhe mësimit në përgjithësi dhe ndihma që këta mund t’u japin shkollave dhe klasave apo kujdestarëve të klasave, këshilli i prindërve të shkollave është shumë me rëndësi”, tha Sahiti,  raporton Ekonomia Online.

Bajram Beqiri, ish-kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës prej 8 vitesh tha se ky këshill qe po zgjidhet duhet të bëhet edhe më funksional që të kontribuon edhe më tutje në mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe t’u dalë në ndihmë prindërve dhe nxënësve.

“Kemi bërë punë mjaft të frytshme, kemi punu mjaft duke u bazuar në ligje dhe procedura në përgjithësi për interesa të prindërve dhe nxënësve, kemi pasur sfida dhe përgjegjësi, por kemi dhënë kontribut të çmueshëm”, tha Beqiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here