Shpella e Gadimes, shpella e vetme e mermerit në Evropë

0
334
Ju sjellim pak histori nga Shpella e Gadimës e cila gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit.

Ajo është e gjatë 1500 metra, mirëpo për turistët është i mundshëm shikimi i vetëm 1300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet.

Shpella e Gadimës është shpella më e njohur në Kosovë dhe aktualisht është e vetmja e përgatitur për vizitorë në Kosovë. Pasuri e shpellës, që e bënë të veçantë është prezenca e aragoniteve të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla.

Kristalet e këtyre stolive në shpellë paraqiten në galerinë e Aragoniteve të cilat karakterizohen me forma dhe drejtime të ndryshme të shtrirjes të cilat shpellën e bëjnë posaçërisht interesante dhe tërheqëse.

Në aspekt hidrologjik shpella e Gadimës është e pasur me ujëra nëntokësore. Në të njëjtin horizont paraqiten të gjitha llojet e ujërave të shpellave: ujërat e kondensuar, pikues, rrjedhës dhe qëndrues duke e shndërruar shpellën e Gadimës në objekt të veçante në aspekt hidrologjik.

Shpella e Gadimës paraqet fenomen karstik unik jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Në shpellë si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore siç është liqeni madhësia e të cilit mund të jetë 15 deri 25 metra. Mendohet që liqeni, kur të rregullohet, të kalohet me varka. Pjesa poshtë liqenit quhet Fyti i Shpellës.

Kristalet e rralla që gjenden në këtë shpellë nuk gjenden në shumë vende botërore prandaj këto kristale kanë vlerë evropiane. Nga madhësia e rritjes së kristalit në një cm për 30,000 vjet kjo rrjedh se shpella është e vjetër 80,000 vjet.

Në shpellë gjenden shumë simbole të formura nga këta kristalë: Peshku, Mjekra e Skënderbeut, Gjarpri, Romeo e Zhulieta etj./Kultplus/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here