Jusufi: Aleatët ende nuk e kanë goditur fort Assadin

0
64

Profesori dhe njohësi i Lindjes së Mesme, Muhamed Jusufi ka thënë se bombardimet e aleatëve ende nuk kanë arritur qëllimin. Ka vlerësuar se regjimi i Bashar al-Assad do të qëndrojë edhe për një kohë për shkak se ai ende nuk është goditur fort. Jusufi ka propozuar një Konferencë Ndërkombëtare për Sirinë.

“Një Konferencë Ndërkombëtare duhet të mbahet patjetër për Sirinë”, ka thënë Kajolli.

Sipas tij, Assadi do të qëndrojë edhe për një kohë në pushtet pavarësisht bombardimeve.

“Asadi do të qëndrojë akoma. Nuk e goditi fort Asadin”, ka thënë Jusufi.

Drejtor i Institutit për Hulumtime Strategjike Ballkanike, Muhamed Jusufi, ka thënë se Rusia po shfrytëzon disa liderë arabë për të forcuar pozitën e Moskës në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, Amerika me goditjen që i ka bërë në Siri ka dërguar mesazhe edhe në Korenë Veriore dhe Rusisë.

Njohësi i Lindjes së Mesme ka thënë se nuk qëndrojnë krahasimet për ndërhyrjen amerikane në Siri sikurse kishte ndodhur më 1999 në Kosovë. Ka sqaruar se dallimet ndërmjet Kosovës dhe Sirisë janë të mëdha meqë shteti sirian është pjesë e OKB’së e Kosova jo.

Ndryshe, Jusufi, në një tekst të botuar në Gazetën Express, kishte parashikuar bombardimin e Sirisë nga aleatët.

“Nëse ndodh që nuk do të goditet Siria, atëherë Trump do të jetë turpi i SHBA-ve i cili do të mbahet mend gjatë kohë, dhe besoj se kërkesa e masës së gjerë të elitave amerikane për ta shkarkuar atë do të rritet edhe më shumë. Mirëpo, ai nuk do të lejojë të shkarkohet, prandaj është i detyruar të godasë”, kishte shkruar Jusufi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here