Gjahu për viza

0
56

Kushtin që të luftohet korrupsioni, Kosova ka nisur ta plotësojë. Veç ministrave për të dukur në sy të ndërkombëtarëve, janë ngritur aktakuza edhe ndaj deputetëve. Korrupsioni brenda Kuvendit po hetohet nga Prokuroria.

Pas ministrave, radhën e kanë deputetët. Korrupsioni brenda Kuvendit po hetohet nga Prokuroria.

Aktakuzat e dyshimet për korrupsion në Kosovë në javëve të fundit janë bërë shumë aktuale.  Përpos ministrave po hetohen edhe deputetët.

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit nuk është shumë e rehatshme.  Katër ligjvënës po hetohen për vepra korruptive.

Imer Beka, Kryeprokurore i Prokurorisë Themelore-Prishtinë, duke mos dashur të përmend emra me arsyetimin se i dëmton hetimet  ka thënë se lëndët korruptive po hetohen me prioritet.

Sipas tij, “nën llupën” e Prokurorisë si të dyshuar për korrupsion ka edhe ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash.

Por Beka ka theksuar se  toleranca është zero për të gjithë dhe se ligji është i barabartë për këdo që ka shkelur ligjin.

Ditë më parë aktakuza janë ngritur për ish kryetarin e Gjakovës, Pal Lekaj, i cili tash gëzon postin e Ministrit të Infrastrukturës.

Aktakuzën e cila i është ngritur për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Lekaj e ka quajtur hamendsim të Prokurorisë.

Krejt ky angazhim i prokurorisë të drejtojnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Madje këtë e ka konfirmuar edhe raportuesja për vizita në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon. Ajo në një përgjigje për Express ka thënë se Kosova ka bërë progres në përmbushjen e të gjitha kritereve të BE’së për liberalizimin e vizave.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here