Ismaili: Lutemi që Siria ta ketë fatin e Kosovës, t’i jepet shansi për të jetuar në paqe

0
55

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka mbështetur nismën ushtarake të SHBA-së, Britanisë dhe Francës në Siri. Ai thotë se ka gjithmonë shpresë që një vend i shkatërruar të kthehet në një vend ku mbizotëron paqja dhe rifillon jeta.

Statusi i tij i plotë:

Pamjet që vijnë nga Siria na rikujtojnë Kosovën në flakë dhe ndihmën që vinte nga ajri prej SHBA-së, Britanisë, Francës dhe aleatëve. Lutemi që edhe Siria ta ketë fatin e Kosovës dhe popullit sirian t’i jepet shansi për të jetuar në paqe. Gjithmonë ka shpresë që një vend i shkatërruar të kthehet në një vend ku mbizotëron paqja dhe jeta rifillon përsëri. Shembulli më i mirë për këtë është vetë Kosova.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here