Ministri Hasani edhe gjatë fundjavës bashkë me prodhuesit vendor

0
21

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani aktivitetin e tij për të mbështetur prodhuesit vendor nuk e ndalë as në fundjavë.

Përveç krijimit të një legjislacioni të përshtatshëm, marrjen e masave mbrojtëse që po e ndihmojnë punën e prodhuesve vendor, ai në vazhdimësi po qëndron afër prodhuesve të vendit për të dëgjuar nga afër problemet me të cilat ata po përballen.

Këtë të shtunë ministri Hasani ka vizituar një fabrikë të përpunimit të drurit. Ministri Hasani gjatë vizitës që i ka bërë fabrikës për përpunimin e drurit “Dardania” në komunën e Vitisë ka premtuar mbështetjen e pakursyer të ministrisë që ai drejton për të mbështetur fuqizimin e prodhimit vendor.

Ja postimi i tij i plotë:
Hartimi i një lejislacioni të pështatshëm, masat mbrojtëse që po e ndihmojnë punën e prodhuesve vendor, janë vetëm disa nga aktivitet që ne në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, jemi duke i bërë në mbrojtje të prodhimit vendor. Në këtë kuadër sot gjatë ditës vizitova fabrikën për përpunimin e drurit “Dardania 2” në komunën e Vitisë. Gjatë kësaj vizite u premtova drejtuesve të fabrikës mbështetjen time të pakursyer për të fuqizuar prodhuesit vendor.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here