NATO: Nuk ka kërcënim për sigurinë në Kosovë

0
36
NATO nuk sheh ndonjë kërcënim real për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe të rajonit, por situata vlerësohet “e brishtë” për shkak të ngecjes në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për këtë arsye duhet të shmangen mesazh provokative politike dhe veprimet në të dyja anët.

Kështu i kanë thënë agjencisë “Beta” në Bruksel burimet në selinë e NATO-s, duke theksuar se “presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka të drejtë kur thotë se ndonjë konflikti në rajon atë zonë do ta kthente mbrapa në mënyrë të konsiderueshme”.

Burimet në Bruksel kanë shtuar se është  “plotësisht e natyrshme” që Presidenti Vuçiq dhe liderë të tjerë serbë në kontakt me udhëheqësit e NATO-s kërkojnë të ndikojnë që Prishtina të zbatojë atë që është dakorduar dhe nënshkruar në dialogun me Beogradin, sepse dialogu çon në një zgjidhje më të qëndrueshme dhe se një Kosovë dhe një Serbi më e avancuar dhe demokratike me siguri do të kuptojnë dhe do të bashkëpunojnë më mirë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here