Veseli në mbështetje të sulmeve ajrore në Siri

0
35
Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se populli sirianë duhet të jetojë në paqe, duke mbështetur kështu sulmin kundër regjimit të Assadit.

“Kosova dhe populli i saj e mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, kundër regjimit diktatorial të Assadit”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

“Imazhet e fundit të përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve kanë qenë tronditëse për gjithë botën e civilizuar. Populli i Sirisë meriton të jetojë në paqe. Kjo ndërhyrje duhet të jetë fillimi i një ndërhyje ushtarake që përfundon me paqe për popullin e Sirisë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here