​Banorët e Makovcit kërkojnë rritje të sigurisë në rrugë

0
30

Banoret e fshatit Makovc kanë protestuar në rrugën në të cilën brenda një kohe shumë të shkurtër janë shkaktuar aksidente me fatalitet, deri sa kanë kërkuar nga organet kompetente që të marrin masa për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë.

Arben Krasniqi ka bërë të ditur se kjo është veç protesta e parë duke thënë se nëse Policia dhe ministri i Infrastrukturës, Palë Lekaj, nuk ndërmarrin masa në një afat të shkurtër, ata do të ndërmarrin vet diçka. Riad Krasniqi, kryetar i shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi”, kujtoi shokun e tij që kishte humbur jetën në një aksident, që sipas tij, kishte ndodhur për shkak të pakujdesisë së vozitësit, deri sa bëri apel që të rritet siguria në atë zonë.

Ndërsa Jeton Krasniqi, njëri nga protestuesit, tha se Policia ka filluar të frekuentojë këtë zonë qe dy ditë, vetëm pasi që ka ndodhur një aksident. Ai rrëfeu se si para dy javësh një person kishte mbetur i vdekur në vend pasi që kishte goditur dhe rrëzuar edhe murin e oborrit të tij.

Përndryshe ai tha se mungesa e policisë është vërejtur për një kohë shumë të gjatë.
Rruga në Makovc frekuentohet edhe nga qytetarë të cilët marrin rrugën për Gjilan, dhe sipas banorëve, shoferët shpeshherë dinë të mos jenë të kujdesshëm edhe pse vozisin në një zonë të banuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here