Komunat me shumicë shqiptare, me daljen më të vogël në zgjedhjet në Mal të Zi

0
54
Mali i Zi sot zhvillon zgjedhjet presidenciale. Në garë janë shtatë kandidatë, prej të cilëve favorit është Milo Gjukanoviq.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve atje është bërë e ditur se deri në orën 12:00 dalja ka qenë mbi 25%, shkruan Vijesti.me

Por komunat me shumicë shqiptare po rezultojnë vendet me daljen më të vogël.

Sipas të dhënave pjesëmarrja më e ulët ka qenë në Ulqin me 12.56%, Gucia me 12.98%, e Rozhaja me 14.94%, transmeton lajmi.net

Dalje  e vogël është regjistruar edhe në Plavë ku kanë votuar 18.42% e qytetarëve, dhe në Bello Polje ku kanë dalur për të zgjedhur presidentin 19.89% e qytetarëve.

Shqiptarët në Mal të Zi është bërë e ditur se përkrahin kandidaturën e Milo Gjukanoviqit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here