Numërohen të gjitha votat në Mal të Zi, Gjukanoviq zgjidhet President

0
70

Milo Gjukanoviq ka fituar zgjedhjet në Malin e Zi.

Numërimi i të gjitha votave ka nxjerr fitues Gjukanoviqin me 53.8 për qind të votave.

Kandidati i Frontit Demokratik, Demokratëve, Partisë Socialiste Popullore dhe Lëvizjes qytetare URA Mlladen Bojaniq, ka fituar për qind të votave 33.5 për qind të votave.

Kandidatja e Partisë Socialdemokratike, Draginja Vuksanoviq ka marrë 8 për qind të votave, ndërkohë kandidati i Malit të Zi të Vërtet, Marko Millaçiq fituar 2.7 për qind të votave.

Kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe pajtimit, Hazbija Kallaç fitoi 0.8 për qind të votave, kurse Vasilije Miliçkoviq, përfaqësues i grupit të zgjedhësve Aleancës Qytetare dhe Partisë së Pensionistëve moti 0.4 për qind të votave.

Dobrillo Dedeiq, përfaqësues i koalicionit serb ka fituar 0.4 për qind të votave.

Presidentë të Malit të Zi kanë qenë: Momir Bullatoviq në dy mandate, Millo Gjukanoviq në një, dhe Filip Vujanoviq në 3 mandate.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here